Arbëri

Më 28, 29 e 30 qershor në Drenas ushtrim fushor

Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) batalionin III-të për reagim të shpejtë, dhe me Ndërmarrjen e “Ferronikelit, si dhe me të gjitha institucionet në nivel komunal, organizon ushtrimin fushor me titull “Ujku 17”, që do të mbahet m; 28, 29 e 30 qershor 2017, prej orës 8.00 deri në ora 16.00 për zyrtarët komunalë dhe 24 orë për FSK-në.

Në këtë ushtrim fushor do të marrin pjesë FSK-ja, Policia e Kosovës, KFOR-i, drejtoritë komunale, AME-ja, Njësia e zjarrfikësve në Drenas, Njësia e zjarrfikësve të Ferronikelit, Kryqi i Kuq, Shtëpia e Shëndetit në Drenas, qytetarë, mysafir; të ftuar nga qendra dhe media.

Ushtrimi fushor do të mbahet në lokacionet e Ndërmarrjes së Ferronikelit dhe në Drenas, ndërsa dislokimi i FSK-së do të behet ne Poklek të Ri.

Në njoftimin e Komunës qytetarët e Drenasit këshillohen të mos ndihen të shqetësuar nga ky ushtrim.