Arbëri

Llapushniku e Negroci behën me rrjet të kanalizimit, qendra e Komoranit me rrugë

Në kuadër të investimeve kapitale që janë të planifikuara për t’u punuar gjatë këtij viti, përmes projeksionit buxhetor të miratuar në Kuvendin Komunal, kanë përfunduar punimet në rrjetin e kanalizimit në fshatin Llapushnik dhe Negroc të Komunës së Drenasit, ndërsa ka filluar të realizohet edhe projekti i kanalizimit në fshatin Arllat ne gjatësi prej 2100 metra.

Kurse në qendrën e Komoranit, ka përfunduar faza e parë e asfaltimit te një segmenti si dhe po vazhdohet në punë tjera të kontraktuara që përfshinë trotuaret dhe ndriçimi.

Këto janë disa nga projektet, të cilat kanë përfunduar dhe kanë filluar punimet në vendbanimet e Komunës së Drenasit për interesin e përgjithshëm të qytetarëve, ndërsa dhjetëra projekte të tjera kanë përfunduar dhe disa të tjera pritet të fillojnë gjatë këtij muaji.