Arbëri

Kllokoti ende i varur administrativisht nga Komuna e Vitisë

Descriptive Text

Komuna e Kllokotit, e themeluar me procesin e decentralizimit pas vitit 2008, ende vazhdon të jetë e varur nga ajo e Vitisë, e cila mbulon territorin e kësaj komune me shërbimet e saj administrative dhe këshilluese.

Kllokoti me një popullsi prej 2 mijë e 500 banorëve nuk ka arritur të ketë një administratë efikase, e cila është e paraparë sipas ligjit duke dështuar në funksionalizimin e Drejtorisë së inspektoratit, prokurimit, shërbimit të zjarrfikësve dhe shërbimeve të tjera të nevojshme për banorët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërsa shkëputja territoriale dhe administrative me Komunën e Vitisë, e cila e ka një popullsi prej 46 mijë banorëve po vlerësohet se ka pasur telashet e veta. Hasan Rashiti, nënkryetar i Komunës së Kllokotit për komunitete thotë se ata janë duke munduar që të rrisin kapacitet e tyre sa u përket organizimit dhe funksionalizimit të administratës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.