Arbëri

Naim Ismajli, kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimes

Descriptive Text

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Shtime, ka zyrtarizuar kandidaturën e Naim Ismajlit për këtë komunë në zgjedhjet lokali që do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Lajmi është bërë i ditur në Faceboon nga faqja e PDK-së, dega në Shtime, duke shtuar se promovimi zyrtar do të mbahet sot nga ora 15:00.

Ismajli është kryetari aktual i Shtimes dhe do të tentojë ta udhëheqë këtë komunë për mandatin e pestë me radhë.

Ndërkohë, u.d i kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj ka rikujtuar se ''nën udhëheqjen e PDK-së, Shtimja është vlerësuar si një ndër komunat me performancën më të mirë në Kosovë nga institucionet qendrore në bashkëpunim me ambasadat e huaja, si dhe për mbajtjen e premtimeve elektorale në masë prej 100 për qind, ka 95 për qind të infrastrukturës rrugore të përfunduar, pjesëmarrje në vendimmarrje të gruas me 50 për qind, 14 objekte të reja shkollore, Zonë Ekonomike me 12 biznese funksionale, mes tyre 2 biznese ndërkombëtare, administratë profesionale efikase, parqe të reja, trotuare dhe terrene sportive për secilin vendbanim''.

“Këto të arritura e kanë vulën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të kryetarit të saj, njeriut më meritor, Naim Ismajli të cilin do ta kemi në garë edhe për një mandat 4 vjeçar. Jam i lumtur që pa ndonjë hezitim ta konfirmojmë e zyrtarizojmë këtë kandidaturë vetëm e vetëm që t’i vazhdojmë punët e mira në Shtime, që të nisim projekte të reja dhe këtë model të mirë të zhvillimit ta përhapim pas zgjedhjeve lokale në vjeshtën e këtij viti edhe në komunat e tjera”, ka thënë Hoxhaj.