Arbëri

Rahoveci e disa fshatra të Gjakovës pa ujë të pijshëm

Descriptive Text

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se si pasojë e një defekti i gypit kryesor në Xërxë, Komuna e Rahovecit, njësia e Prizrenit si dhe disa fshatra të Komunës së Gjakovës do të mbeten pa ujë të pijshëm.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se kemi defekt në gypin kryesor fi 600 në Xërxë. Për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, pa furnizim me ujë mbetet Komuna e Rahovecit, Njësia e Prizrenit si dhe disa fshatra të Komunës së Gjakovës. Ekipet tona janë duke ndërmarrë të gjitha masat e duhura në eliminimin e defektit, mirëpo për shkak të natyrës së vështirë të defektit si dhe terrenit jo të përshtatshëm punimet në sanimin e defektit mundë të zgjasin disa orë”, thuhet nga KRU Gjakova.