Arbëri

Nisi rregullimi i Qendrës së Trajtimit të Përkohshëm të qenve endacakë dhe Tregut të Kafshëve në Ferizaj

Descriptive Text

Komuna e Ferizajt ka nisur ndërtimin e qendrës për trajtimin e qenve endacakë dhe Tregut të Kafshëve, projekt ky i përfolur mjaftë gjatë si premtim i kryetarit të Komunës Agim Aliu.

Drejtori për Bujqësi në Komunën e Ferizajt Burim Bajrami ka thënë se ky projekt si i tillë është unik në Kosovë dhe do të jetë ndihmesë e madhe për tregtarët e kafshëve por edhe për të minimizuar shqetësimet sa i përket rreziqeve nga qentë endacakë.

“Pra, Ferizaj me këtë projekt rregullon hapësirën për trajtimin e përkohshëm të qenve endacak si dhe mundëson kushtet infrastrukturore sipas standardeve më të larta për tregtimin e kafshëve, gjë që bën këtë projekt të veçantë, tash që po implementohet dhe një zotim të përmbushur të qeverisjes lokale të drejtuar nga Kryetari Aliu”, ka thënë Bajrami.

Ndërkohë nëpërmjet një komunikate Komuna e Ferizajt ka sqaruar se në nisje të punimeve për këtë projekt, mori pjesë i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

“Një zotim më shumë i përmbushur, kështu fare lehtë mund të konstatohet për projektin e ri që nisi sot, për rregullimin e Qendrës së Trajtimit të Përkohshëm të qenve endacakë dhe Tregut të Kafshëve në fshatin Muhoc të Ferizajt”, thuhet në njoftimin e Komunës.