Arbëri

Zgjerimin e korzos-opozita e cilëson të jashtëligjshëm

Ka nisur realizimi i zgjerimit të korzosë së Pejës. Ai gati 70 vjet s’është rinovuar. Tashti kësaj hapësire para hyrjes në korzo të qytetit do t’i ndërrohet pamja me projektin e nisur këtë javë. Mirëpo, në Drejtorinë e Shërbimeve Publike nuk kanë njohuri për këtë projekt që po realizohet poshtë dritareve të saj, shkruan sot Koha Ditore.

“Përmes drejtorisë sime nuk ka shkuar ky projekt, ndoshta përmes të urbanizmit”, thotë Muhamet Mahmutaj, drejtor i Shërbimeve Publike. Në Drejtorinë e Urbanizmit së paku e njohin këtë projekt, por as aty nuk kanë qasje në të.

Skënder Shala, drejtori i Urbanizmit, thotë se nuk është kompetent të flasë për këtë projekt, i cili nuk po realizohet nga drejtoria e tij. “Aspak nuk jemi të informuar, as Shërbimet Publike e as drejtoria jonë. Ai projekt po realizohet nga Zyra e kryetarit. E di vetëm që ky projekt është bërë më herët, përmes Urbanizmit me një studim të fizibilitetit për lëvizshmëri në qytet nga disa studentë të Belgjikës. Tashti ai projekt është modifikuar nga arkitektët e Zyrës së kryetarit”, tregon për njohurinë që ka Shala rreth këtij projekti.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.