Arbëri

Ferizaj shënoi Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur

Komuna e Ferizajt me një aktivitet simbolik, të organizuar nga Kuvendi i të Rinjve në Ferizaj, me mbështetje nga sektori i Rinisë dhe Shoqata e Familjeve të Personave të Pagjetur në Ferizaj, ka shënuar 27 prillin, Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur.

Nënkryetari i Ferizajt, Arton Gavazi së bashku me të rinjtë e Kuvendit të të Rinjve dhe familjarë të personave të pagjetur në Ferizaj, morën pjesë në aktivitetin që ishte dizajnuar në formë të tillë ku përmes pikëpyetjes, shtrohej pyetja për fatin e të pagjeturve si dhe në homazhet në obeliskun e ngritur ditë më parë nga Komuna e Ferizajt, dedikuar të pagjeturve të Komunës së Ferizajt.

“Të pagjeturit janë plagë e shoqërisë sonë dhe deri në zbardhjen e fatit të tyre, nuk duhet të reshtet në asnjë moment”, ka thënë midis të tjerash nënkryetari Gavazi.