Arbëri

82 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Gjilanit, 76 në oksigjeno-terapi

633 raste aktive me koronavirus janë në Komunën e Gjilanit. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune Arbër Ismajli. Ai ka thënë se aktualisht 82 qytetarë të Gjilanit janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm, 76 prej të cilëve me oksigjeno-terapi.

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19109 mostra, 5795 kanë rezultuar pozitivë, 5036 janë shëruar, 127 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 633 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 82 persona, 64 prej të cilëve me oksigjeno-terapi dhe 245 mostra në pritje për rezultat.