Më 28 nëntor në Gjilan zbulohet shtatorja e Idriz Seferit

Më 28 nëntor në Gjilan zbulohet shtatorja e Idriz Seferit

20 qershor 2017 15:45

Më 28 Nëntor 2017, Ditën e Flamurit, do të bëhet zbulimi i përmendores së heroit të kombit, Idriz Seferi, e cila do të qëndrojë në një vend ideal në qendër të qytetit dhe do kujtohet përherë si njeri i madh, luftëtar i denjë dhe prijës i vendosur në rezistencën e fuqishme për lirinë e tokave shqiptare.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, pas takimit me Komisionin Komunal për shënimin e vitit të Idriz Seferit dhe përzgjedhjen e skulpturës për ndërtimin e shtatores së Idriz Seferit, ka thënë se gjithçka është në kuadër të përgatitjeve, për festën e 28 Nëntorit në Gjilan.

ARS Club “Beqir Musliu”, me mbështetje të Komunës së Gjilanit ka të përgatitur tashmë edhe kalendarin letrar dhe me 24 qershor hapet konkursi letrar në poezi, tregime dhe ese, që i kushtohen kolosit Idriz Seferi, me hapjen simbolike të Trekëndëshit Poetik të Paqes, ndërsa po të njëjtën ditë ndahet çmimi letrar “Beqir Musliu”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme