Arbëri

80 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 9 në gjendje të rëndë

Descriptive Text

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 80 pacientë me koronavirus, ku një është në respirator, 52 në oksigjenoterapi dhe 9 në gjendje më të rëndë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar të dielën se në Pejë janë regjistruar 31 raste të reja me COVID-19.