Arbëri

Inspektorati në Ferizaj mbyll dy lokale për shkak që nuk respektuan masat anti-COVID

Inspektorati sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Ferizaj ka mbyllur dy lokale gjatë natës së mbrëmshme pasi nuk respektuan masat anti-COVID.

Inspektorati sanitar i AUV-së mbrëmë ka zhvilluar një aksion kontrolli ku si fokus ka qenë ndalimi i grumbullimit të njerëzve, ruajtja e distancës, mbajtja e maskës dhe higjienën e hapësirave të cilat kanë shërbyer për qyetatarët. Sipas Inspektoratit, kontrolli më i rreptë i është bërë sektorit të gastronomisë.

“Ndaj shkelësve të vendimit të Qeverisë janë shqiptuar shtatë gjoba për lokalet në rajonin e Ferizajit. Ndërkohë, në dy raste recidiviste kemi hasur në moszbatimin e distancës fizike dhe organizime ndejash në kundërshtim me vendimin e kryeministrit, me ç’rast me vendim të inspektorit lokalet janë mbyllur”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit të Ferizajit për KOHËN.