Arbëri

63 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Gjilan

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se 63 pacientë me COVID-19 janë të hospitalizuar, derisa ka bërë thirrje që të respektohen masat anti-COVID.

Nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli, në takim me Komitetin për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka bërë të ditur se deri më tani në Gjilan janë regjistruar 3951 persona të infektuar me COVID, nga gjithsej 13805 testime. Janë shëruar 3646 pacientë dhe kanë vdekur 112 pacientë.

Aktualisht janë 258 raste aktive.