Arbëri

Defekt në stacionin e pompave, Mitrovica mbetet pa ujë

Komuna e Mitrovicës është duke u përballur me mungesë të ujit. Këtë e ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ku thotë se është shkaktuar një defekt në pjesën elektrike në stacionin e pompave në Lushtë.

“Ekipet janë duke punuar në sanimin e defektit dhe presim që i njëjti të sanohet shpejt dhe furnizimi me ujë të rikthehet”, thuhet në njoftim.