Arbëri

Sa fshatra i ka komuna e Lipjanit

Organizata e Shoqërisë Civile “Asociacioni i të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” YAHR, sot ka publikuar raportin monitorues mbi punën e Kuvendit Komunal të Lipjanit periudhën gjashtë mujore Janar- Qershor 2017, thotë kumtesa YAHR-it, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesës, YAHR reagon ashpër për shkak të paralizimit të punës së Kuvendit të Komunës së Lipjanit, si pasojë e interesave të ngushta politike të liderëve partiak.

Po ashtu në raport ka vërejtje për shkelje ligjor mos harmonizim të statutit me ligjin për Kufijtë Administrativë të Komunave Nr. 03/L-041 të datës 20 shkurt 2008, me anë të Statutit Komunal ( Nr. .110-623 i datës 26.09.2008). Ku në bazë të këtij ligji, Komuna e Lipjanit i ka 59 vendbanime dhe fshatra, ndërsa në Statutin Komunale në kapitullin II, ku ka të bëjë me vendbanimet e komunës, gjegjësisht në nenin 13. rreth vendbanimet dhe fshatrat, figurojnë 70 vendbanime dhe fshatra, që do të thotë në bazë të ligjit të lartë përmendur Komuna e Lipjanit i ka 11 fshatra më pak se sa me statutin komunal.