Arbëri

66 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje të rëndë

Descriptive Text

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 66 pacientë me koronavirus. Sa i përket gjendjes së pacientëve njoftohet se 51 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta, 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në Respirator (CPAP).

Spitali bën të ditur se 3 pacientë janë shëruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 202 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.