Arbëri

Zhvendoset shtatorja e heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Komuna e Gjilanit sot po feston Ditën e Çlirimit. Përveç homazheve te varrezat e dëshmorëve, sot është bërë edhe zhvendosja e shtatores së heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, të cilët kanë rënë në vitin 1984 në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Lapidari u zhvendos nga një pronë private në parkun para ish ekzekutivit të komunës së Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me rastin e shënimit të kësaj dite tha se sot kolosët Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha janë kthyer drejt lindjes së lirisë.

"Ne sot jemi përballë shtatores së dy kolosëve që janë pasues të Idriz Seferit. Na mësuan si luftohet padrejtësia, dëshmuan si luftohet. Përkulemi para Malës dhe Berishës për rezistencën, ata që neve na bën me dinjitet dhe nder", tha ai.

kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit në Gjilan do të mbahen edhe një varg aktivitetesh.