Arbëri

Pandemia shkurton ndjeshëm të hyrat e Ferizajt

Rreth një milion euro më pak të hyra në raport me një vit më herët, ka arkëtuar në vitin 2020 Komuna e Ferizajt, ka njoftuar drejtoresha për Financa, Sebahate Ajeti Sadiku.

Teksa në vitin 2019, Ferizaj kishte arkëtuar 4.7 milionë, sivjet Ajeti-Sadiku ka njoftuar se kjo komunë inkasoi 3.5 milionë euro të hyra, duke theksuar goditjen që pandemia ka shkaktuar.

Megjithatë, sipas saj, ka pasur investime kapitale me qëllim përmirësimin e cilësisë për shërbimet për qytetarët.

Komuna e Ferizajt në vitin 2019, për vetëm gjashtë muaj kishte pasur të hyra prej 2.6 milionë eurosh, rreth 75 për qind të shifrës së të hyrave në total vitin 2020.