Arbëri

Zyrtarët komunalë në Podujevë akuzojnë ish-pushtetin për dëmtim të buxhetit

Zyrtarët komunalë të Podujevës kanë akuzuar ish-pushtetin për dëmtim të buxhetit në tri kontrata për dezinfektimin e hapësirave publike të brendshme dhe të jashtme.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani, në një konferencë për media të enjten, ka thënë se çmimi për metër katror është paguar për 6.7 herë më shumë se çmimi i tregut.

Sipas tij, çmimi i tregut për metër katror është 9 centë, ndërsa është paguar 59, 28,3 e 22,4 centë për metër katror nga ish-qeverisja.

Shpenzimi nga këto tri kontrata është 431,400.06 euro, e që sipas Osmanit dëmi financiar është diku 200 mijë euro.

Ai ka thënë se do të shqyrtojnë mundësinë e kallëzimit penal për përgjegjësit e këtij dëmi.

Komuna e Podujevës prej një muaji udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi i VV-së, ndërkohë që më herët këtë komunë e kanë drejtuar zyrtarët e LDK-së.