Arbëri

Kushtëzimi për dokumente në Prizren rrit mbledhjen e taksave për mbeturinat

Descriptive Text

Administrata e Prizrenit ka publikuar raportin e mbledhjes së mjeteve vetjake për përudhën 3-mujore. Arkëtimi i të hyrave nga taksa për menaxhimin e mbeturinave, sipas organeve komunale, është përmirësuar.

Trendi në rritje i arkëtimit të mjeteve nga kjo taksë, sipas zyrtarëve lokalë, bazohet në kushtëzimin e disa dokumenteve që jepen nga Komuna, por edhe nga shërbimet e grumbullimit me orar të mbeturinave, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Arkëtimi i taksës së mbeturinave ka një trend të rritjes dhe kjo rritje është e vazhdueshme, në krahasim me vitet e mëparshme. Jemi të kënaqur me ecurinë e deritashme”, ka thënë drejtori i Shërbimeve Publike i Komunës së Prizrenit, Sulltan Badallaj.

Bazuar në raportin tremujor të realizimit të buxhetit komunal, del se pushteti lokal nga menaxhimi i mbeturinave ka planifikuar që të arkëtojë 1,25 milionë euro dhe për tre muaj ka arkëtuar 277 mijë euro, apo 22 për qind. Ky trend është më i mirë në krahasim me treguesit financiarë të vitit të kaluar.

Në raportin vjetor financiar të Komunës figuron se te taksa nga menaxhimi i mbeturinave ishin planifikuar 1.86 milionë euro dhe se janë arkëtuar 1.08 milionë euro, apo 58 për qind... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.