Arbëri

Betohet Shpejtim Bulliqi, merr detyrën e kryetarit të Komunës të Podujevës

Descriptive Text

Po mbahet seanca solemne e pranim-dorëzimit të detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës.

Seanca ka filluar me himnin kombëtar dhe atë shtetëror, raporton KOHA, ndërkaq kryetari Shpejtim Bulliqi e ka dhënë betimin.

Bulliqi ka thënë se zyra e kryetarit do të udhëhiqet nga trajtimi i barabartë për të gjithë, nuk do të ketë ndasi në ne dhe ata.

Kryesuesi i kuvendit komunal, Fatmir Gashi ka kërkuar që të respektohen masat kundër Covid-19, pasi në sallë është një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve.

Zgjedhjet për kryetar të Podujevës janë mbajtur më 29 nëntor, fitues i të cilave ka dalë Shpejtim Bulliqi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje. Bulliqi është ende deputet i Kuvendit të Kosovës, detyrën e të cilit e merr deputeti më i votuar menjëherë pas tij në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.