Arbëri

AP: Ndriçimi i fshatit Pjetërshan për Krishtlindje sjell shpresë për kosovarët

Pjetërshan, 1 dhjetor (AP) - Një hambar i drurit që përmban skena të lindjes së Krishtit ndodhet mes pemëve të Krishtlindjes të ndriçuara në një kishë katolike në Kosovë.

Madje është edhe një dre fluturues i bërë me drita në fshatin Pjetërshan, që gjendet 100 kilometra në perëndim të kryeqendrës Prishtinës.

Kosova është një vend i dominuar nga myslimanët me një komunitet të vogël katolik të banorëve etnikë shqiptarë dhe një komunitet më të madh ortodoks të bërë nga minoriteti i etnisë serbe.

Çdo vit qindra njerëz normalisht vijnë për të shijuar dritat e Krishtlindjes për të cilat kjo zonë është bërë mjaft e njohur. Ka zakonisht koncerte të vogla muzikore dhe festime në mbrëmje rreth zjarrit.

Këtë vit vizitorët janë dukshëm më të pakët shkaku i pandemisë. Por ati Marjan Uka, një prift katolik nga kisha thotë se dritat janë më të rëndësishme këtë vit se kurrë më parë.

“Këtë vit si në gjithë vitet e kaluara (dritat) kanë një vlerë të jashtëzakonshme, veçanërisht këtë vit gjatë kësaj kohe të pandemisë. Me dekorime të tilla ne jemi munduar të sjellim për të gjithë një moment të shpresës në fshat, në qytetin e Gjakovës e po ashtu edhe në Kosovë, me drita të tilla në këtë kohë pandemie, në këtë kohë krize, kohë dëshpërimi. Duke parë dritat mund të shohin të mirën, mund të shohin jetën dhe ta vlerësojnë më mirë atë”, thotë Uka.

Çdo vit, me financim nga komuniteti, fshatarët ndihmojnë me dritat dhe dekorimet.

Besim Ndau është një nga ta dhe thotë se aktualisht po u mungon prania e turistëve në Pjetërshan.

“Vitin e kaluar, si edhe në vitet e mëparshme atmosfera ka qenë shumë më e mirë se këtë vit me situatën me Covidin dhe orën policore, që ka ndihmuar dhe vizitat janë më të pakta. Vitin e kaluar dhe në vitet e mëparshme po ashtu kishim muzikë me kitarë, kishim zjarre dhe po ashtu atmosferë tipike festive”, ka thënë Ndau.

Muzika mund të dëgjohet nëpër oborr të kishës dhe disa njerëz bëjnë fotografi të dritave, por Krishtlindja do të jetë më e qetë këtu dhe në gjithë botën këtë vit.