Arbëri

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 110 pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Pejës është duke vazhduar të rritet numri i pacientëve me COVID-19. Janë duke u trajtuar 110 pacientë me COVID-19.

Prej tyre 88 janë me oksigjenoterapi, e nga ta 17 në gjendje më të rëndë, është njoftuar në raportin e Spitalit.