Arbëri

Në Spitalin e Gjakovës gjashtë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 62 pacientë për COVID-19, ndërsa të konfirmuar pozitivë janë 40 prej tyre. Të tjerë po presin rezultatin apo të testohen.

Nga këta pacientë 36 janë me oksigjenoterapi, ndërsa gjashtë tjerë janë në gjendje më të rëndë, ku katër janë me maskë CPAP e dy të intubuar.