Arbëri

Për dy ditë dyfishohet numri i të hospitalizuarve me COVID-19 në Spitalin e Gjilanit

Në Spitalin Regjional të Gjilanit janë duke u trajtuar 70 pacientë të prekur me COVID-19, dy herë më shumë se që ishin dy ditë më parë.

Doktoresha Mirvete Kurteshi deklaroi se puna e tyre është vështirësuar për shkak të numrit të vogël të stafit shëndetësor.

“Pacientët janë të shtrirë në 5 reparte. Ka rritje të shpejtë të numrit të rasteve. Problemi më i madh është se jemi staf i vogël dhe duhet të përkujdesemi për këtë numër të madh të pacientëve. Për momentin jemi tre infektologë në detyrë. Mungesa e infektologëve është problem i madh. Në repartin ku punoj, ka pacientë që janë në gjendje më të rëndë” ka thënë ajo.

Të hënën Shtabi emergjent komunal prezantoi të dhënat e përgjithshme për Komunën e Gjilanit dhe ishin 35 persona të prekur me COVOD-19 të shtrirë në Spitalin Regjional. Dy dytë me vonë ky numër është rritur në 70.

Për shkak të numrit të lartë të infektimeve, Gjilanit nga e dita e premte, pritet të futet në karantinë, pasi është në “zonën e kuqe” bazuar në kriteret që ka vendosur Qeveria.