Arbëri

67 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 67 pacientë me COVID-19. 56 janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta, nëntë janë në gjendje të rëndë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në Pejë sot është më i lartë se ai i së hënës, ku dje është raportuar se janë 59 pacientë të shtrirë, 52 me oksigjeno-terapi dhe shtatë në gjendje të rëndë.