Arbëri

36 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Descriptive Text

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 36 pacientë të infektuar me COVID-19.

Nga ta 25 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 8 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 36 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 25 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 2 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.