Arbëri

Rifillimi i ndërtimit të shkollës- peng i vendimit të gjykatës

Descriptive Text

Hapësira buzë parkut “Karagaçi”, ku ishte më herët objekti i zjarrfikësve dhe konvikti i studentëve, nuk ka gjurmë të objektit të ri të shkollës së muzikës “Halit Kasapalli”, që kishte nisur të ndërtohej para një viti, shkruan sot Koha Ditore.

Themeli i punuar është shkatërruar dhe lokacioni është rrafshuar. Nga ndërtimi i objektit të ri që është pritur me vite një herë nuk do të ketë asgjë, derisa Gjykata e Pejës të mos e thotë fjalën e vet, ngase aty ka përfunduar lënda e këtij projekti, për shkak të dëmit që i ka shkaktuar uji vitin e kaluara themelit të ndërtuar, pas prishjes së gypit të Ujësjellësit.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.