Arbëri

Ferizajasit me peticion kundërshtojnë mbylljen e rrugës së vjetër

Descriptive Text

Banorët e lagjes “Agim Ramadani” të Ferizajt nëpërmjet një peticioni me 38 nënshkrime dhe nëpërmjet disa kërkesave zyrtare e kundërshtojnë mbylljen e një rruge prej 150 metrash, derisa Komuna tashti ka asfaltuar një rrugë tjetër alternative, e cila lidhet me magjistralen Prishtinë-Hani i Elezit, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas banorëve, rruga për të cilën Komuna ka iniciuar procedurat për mbyllje është pronë publike, madje është asfaltuar në vitin e kaluar nga buxheti vetjak i kësaj komune.

(Më shumë nesër në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.