Arbëri

Në Gjilan sonte fillon faza e katërt e dezinsektimit hapësinor

Në Gjilan sonte do të fillojë faza e katërt e dezinsketimit hapësinor. Selami Xhemajli, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, ka thënë se ndonëse në vitet e kaluara ka pasur efekt dezinsektimi në tri faza, këtë vit gjendja është ndryshe dhe ka qenë e domosdoshme edhe një fazë.

“Pas ankesave të shumta që kanë ardhur me të drejtë nga qytetarët e Gjilanit, për prezencë të shtuar të insekteve e veçanërisht të mushkonjave, do të fillojmë me fazën e katërt të dezinsektimit hapësinor, nga sonte në orën 19:00 deri në orën 24:00 deri në përmbylljen e plotë sipas planit. Fillimisht do të bëhet dezinsektimi në qytet dhe do të vazhdohet gjatë ditës së nesërme e tutje edhe nëpër fshatra. Apelojmë te bletarët që në këtë interval kohorë deri në fund të javës të mbajnë të mbyllura bletët, për të mos i dëmtuar ato”, tha Xhemajli.