Premtimet për themelimin e Komunave të reja që s’u realizuan kurrë

26 shkurt 2017 19:26

Një numër i madh i qytetarëve të nacionaliteteve të ndryshme u mashtruan në kohë fushate se fshatrat e tyre do të bëheshin komuna.

Deri tash asnjë nga to nuk u shndërrua.

Presidenti Hashim Thaçi, që në atë kohë ishte në krye të ekzekutivit, kishte premtuar formimin e komunave të reja, mes tyre edhe ajo e Reçanit të Prizrenit. Ky premtim dhe shumë të tjerë u bënë në kohë fushatash elektorale por ende qëndrojnë në sirtarët e qeverisë.

Numri i tyre arrin në rreth 30 sosh. Në Ministrinë e Pushtetit Lokal thonë të jenë kundër formimit të komunave të reja, pavarësisht se të njëjtit i kanë proceduar kërkesat drejt ekzekutivit.

Por, shoqëria civile beson që do të rikthehet në agjendë një proces i tillë, pasi vendi ynë është në vit zgjedhor.

Të rrezikshme në situatën që gjendet Kosova e vlerëson Besnik Tahiri nga Instituti Kosovar për Vetëqeverisje Lokale.

Nga ana tjetër, Besnik Salihu nga Instituti GAP vlerëson se duke qenë se Kosova është në vit zgjedhor, rriten edhe premtimet për krijim të komunave të reja.

Një pjesë e komunave të formuara hasën në probleme të mëdha financiare, për shkak të pamundësisë së gjenerimit të të hyrave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme