Nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari, ka njoftuar se një pjesëtar i Policisë në Podujevë, ka vdekur si pasojë e COVID-19.
Sipas postimit të tij, lajmi i është bërë i ditur sot.
“Me pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Hakif Hodollit, njeriut të urtë, e të hareshëm. Hakifi i shërbeu me nder e përkushtim vendit të tij në secilën rrethanë të kohës. Hakifi ishte pjesëtar i respektuar i Policisë së Kosovës e që sot fatkeqësisht humbi betejën ndaj COVID-19”, thuhet ndër të tjera në postimin e Rudarit.
Deri më tash, kanë vdekur disa pjesëtarë të Policisë si pasojë e COVID-19.
Sot IKSHPK-ja ka njoftuar për 9 raste të vdekjes në 24 orët e fundit.
-
19 gusht 2020 18:47
-
Shpërndaje në: