Arbëri

Grevë në Stacionin e autobusëve në Gjilan, udhëtarët mbesin pa shërbime

Në stacionin e autobusëve në Komunën e Gjilanit sot nuk është realizuar asnjë linjë.

Siç merr vesh KOHA, në shenjë pakënaqësie ndaj pagesës së re të peronizimit, kompanitë e autobusëve të kësaj komune janë futur në grevë, me ç’rast udhëtarë të shumtë po presin për shërbimet e tyre.

Udhëtarët e këtyre linjave i kanë thënë KOHËS se nuk kanë marrë ndonjë njoftim paraprak për këtë grevë. As në faqet zyrtare të kompanive të ndryshme të linjave Kamenicë - Gjilan - Prishtinë, nuk figuron ndonjë njoftim paraprak për këtë grevë.