Arbëri

Në Spitalin e Pejës 11 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 63 pacientë me COVID-19, ndërsa 11 prej tyre janë në gjendje më të rëndë, bëhet e ditur në raportin e Spitalit të Pejës.

39 pacientë janë me oksigjenoterapi. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar shtatë pacientë me COVId-19 në këtë spital.

Nga personeli i Spitalit janë të infektuar pesë mjekë, 16 infermierë dhe tre anëtarë të personelit jo mjekësorë.