Arbëri

Fshatrat dhe lagjet e Ferizajt nga 2013-a pa kryetarë legjitimë

Që nga viti 2013 banorët e fshatrave dhe të lagjeve urbane të Komunës së Ferizajt kanë mbetur pa përfaqësues të tyre legjitimë derisa ekzekutivi i Komunës tashmë nëpërmjet KK-së e ka hequr nenin 4 të Rregullores komunale, i cili e kufizon mandatin e kryetarëve të fshatrave me atë të KK-së, me qëllim që banorët tashti të përfaqësohen nga njerëz të politikës nëpër nëndegë.

Zgjedhjen e përfaqësuesve të fshatrave dhe të lagjeve urbane e parasheh edhe Ligji për vetëqeverisje lokale dhe Udhëzimi administrativ i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal nr. 2008/08 për marrëveshjet e bashkëpunimit të Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane, si dhe Statuti i Komunës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rregullorja komunale për bashkëpunim me fshatra dhe lagje urbane është miratuar muaj më parë në KK me shumicë të votave me disa ndryshime, mirëpo proceset zgjedhore nëpër fshatra nuk kanë vazhduar asnjëherë derisa ekzekutivi i Komunës ka gjetur forma të tjera të komunikimit me qytetarë nëpërmjet forumeve të tij partiake nëpër nëndegët e partisë së LDK-së.

Mimoza Pajaziti, përfaqësuese e banorëve e nëndegës 2/4 të qytetit të Ferizajt, njëherësh këshilltare në KK të Ferizajt nga radhët e PDK-së, ka thënë se procesi për zgjedhjen e përfaqësuesve të fshatrave dhe lagjeve urbane ka mbetur peng i mungesës së vullnetit politik, ndërkohë mandati i tyre ka skaduar që nga fundi i vitit 2013... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.