Arbëri

Gjykata e tenderëve në Gjilan kërkon t’i merret licenca shefit të prokurimit

Organi Shqyrt ues i Prokurorimit (OSHP) ka dën uar me 10 mijë euro gjobë Komunën e Gjilanit për moszbatim të urdhëresave që lidhen me tenderin “pastrimi i rrugëve, trotuareve dhe mirëmbajtja e parqeve dhe hapësirave publike”.

Ky organ është zotuar se do të kërkojë nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) që t’i merret licenca Salih Kqikut, shefit të Zyrës së prokurimit në Gjilan për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të Ligjit të Prokurimit Publik, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai nga ana e OSHP-së njihet si recidivist i shkeljeve ligjore.

Sipas të dhënave që posedon gazeta deri më tani Zyrës së prokurimit në Gjilan i janë anuluar mbi 20 aktivitete të prokurimit publik për shkak të shkeljeve ligjore.

Ndërsa qeverisje lokale nuk ka dashur që të komentojë në lidhje me gjobën e shqiptuar nga OSHP-ja, si dhe kërkesën për marrjen e licencës të shefit të Zyrës së prokurimit publik me arsyetimin e mungesës së informacioneve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.