Arbëri

Në Spitalin e Pejës 16 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës 16 pacientë me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 34 tjerë në oksigjenoterapi.

Në raportin e Spitalit është njoftuar se po trajtohen 57 pacientë me COVID-19.

Nga personeli shëndetësorë është njoftuar se janë të infektuar gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe tre punëtorë të shërbimit teknik.