Arbëri

Në Gjilan mbyllen shërbimet në Drejtorinë e Kadastrit, për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Descriptive Text

Në Gjilan janë mbyllur shërbimet në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë, si masë parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19.

Vendimi është marrë nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Vendimin e kam marrë për të preventuar përhapjen e COVID-19, derisa shërbimet do të rihapen sapo të krijohen kushtet. Kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve”, ka thënë Haziri në mbledhjen e rregullt online me Bordin e Drejtorëve.

Në këtë takim është diskutuar edhe për reformën në arsim, përmbylljen e vitit shkollor dhe organizimin e testit të arritshmërisë dhe të maturës që do të mbahen në muajin gusht, sikurse edhe për fillimin e vitit të ri shkollor.

Haziri ka apeluar sërish te qytetarët që të mos dilet në vendet publike pa maska dhe të mbahet distanca fizike.