Arbëri

U ndërpriten kontratat e punës 24 punëtorëve të pastrimit

Telashet me OSHP-në thellojnë krizën në kompaninë “Eko-higjiena” të Gjilanit. Kështu kompania e pastrimit që është në partnerit publik- privat, ka vendosur që t’ua ndërpresë marrëdhënien e punës 24 punëtorëve të kësaj kompanie, meqë këta të fundit nuk janë duke arritur që ta fitojnë tenderin për pastrimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, e cila kap një shifër prej 895 mijë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.

Zyra e prokurimit e Gjilanit e kishte shpallur dy herë fitues këtë kompani, mirëpo Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP) kishte urdhëruar që tenderi të rikthehet në rivlerësim dhe t’i jepet kompanisë, e cila kishte ofertuar me çmimin më të lirë.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.