Arbëri

Kthehet në rivlerësim tenderi për mirëmbajtje të rrjetit të ujësjellësit

Descriptive Text

Gjykata e tenderëve ka rrëzuar për të dytën herë me radhë vendimin e Komunës së Fushë-Kosovës për të anuluar një tender. Si në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin brenda dy muajve, është operatori ekonomik i njëjtë që është ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), gati për po të njëjtat shkelje ligjore, shkruan sot Koha Ditore.

Në vendimin e dytë të 29 majit, OSHP-ja përsëri e ka miratuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “Er-Lis&Ve-Mor sh.p.k.”-Pejë lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: “Mirëmbajtja e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, pastrimi i rrugëve, ujitja e hapësirave publike dhe transporti i mbeturinave” me nr. të prokurimit 6120/16/097/221, iniciuar nga Autoriteti kontraktues KK-Fushë-Kosovë. Nëpërmjet këtij vendimi të Gjykatës së tenderëve, është rrëzuar njoftimi për anulim i autoritetit kontraktues për këtë aktivitet dhe lënda është kthyer në rivlerësim.

Njoftimi për kontratën, lidhur me këtë aktivitet të prokurimit ishte bërë vitin e kaluar. Ndërsa hapja e ofertave është bërë më 18.01.2017, ku kishin marrë pjesë dy operatorë ekonomikë.

Njoftimi për anulim të aktivitetit të prokurimit ishte bërë më 06.04.2017.

Kundër njoftimit për anulim të aktivitetit të prokurimit, operatori ekonomik “Er-Lis&Ve-Mor sh.p.k.”-Pejë më 11.04.2017 kishte bërë kërkesë për rishqyrtim tek Autoritetit kontraktues. Por, dy ditë më vonë Autoriteti kontraktues e kishte refuzuar si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të operatorit ekonomik ankues...(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.