Arbëri

Banorët e Stazhës po akuzojnë shtetin se po lejon shkatërrimin e pjesës më të bukur të kësaj ane

Descriptive Text

Banorët e fshatit Strazhë të Kaçanikut kanë vendosur që me çdo kusht t’ia mbrojnë bukuritë natyrore këtij vendi dhe rrugën që pas 12 vjet kërkesash, po u asfaltohet.

Gëzimi për shtrimin e rrugës nuk u zgjati, pasi një kompani gurthyese, ka marrë lejen nga të gjitha institucionet kompetente dhe pritet të nisë punën në fshat, raporton KTV.

Banorët thonë se nuk do të lejojnë futjen e makinerive të kësaj kompanie në fshat.

Banorët thonë se me detyrim nga shteti, janë shtyrë të lëshojnë pe, duke lejuar kompaninë që të futet në pronat e tyre në fshatin e vjetër.

Ky fshat, dita-ditës po shndërrohej në një pikë turistike të rëndësishme për komunën e Kaçanikut.

Komuna parashihte që të sjellë investitorë të huaj për ndërtimin e shtigjeve të skijimit.

Kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi, fillimisht kishte dhënë pëlqimin për gurthyesin, por thotë se i është ankuar Ministrisë së Ambientit se një leje e tillë mund të rrezikojë projektin turistik.


Banorët e Stazhës po akuzojnë shtetin se po... by kohanet