Arbëri

Banorët akuzojnë Komunën për shpërfillje të peticionit

Banorët e lagjes “Astrit Bytyqi”, në qytetin e Ferizajt, kanë akuzuar Ekzekutivin e Komunës për shpërfillje të peticionit me 62 nënshkrime kundër ndërtimeve të larta në këtë lagje që parashihen me Draftplanin e ri Zhvillimor Komunal 2017-2025, i cili pritet të miratohej në mbledhjen e radhës së KK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Ky peticion tashmë është refuzuar nga Komuna me arsyetim se tashti kanë pranuar një peticion tjetër me 160 nënshkrime nga banorët e kësaj lagjeje, të cilët po pajtohen me ndërtime të larta.

(Më shumë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.