Arbëri

Obiliqi shënon 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Për t’i dhënë gëzim dhe ngjyra plotë jetë Ditës së Fëmijëve, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Shkollat e komunës së Obiliqit, Institucionin Parashkollor, Qendrën Rinore dhe OJQ-të organizuan një sërë aktivitetesh të larmishme për fëmijë.

Kryetari i komunës Xhafer Gashi takoi në sheshin “Aziz Zhilivoda” fëmijët e komunës së Obiliqit ku përshëndeti të gjithë, duke përcjellë urimet më të mira për ta, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Në këtë ditë, urojmë çdo fëmijë të këtij vendi që gëzimi që ata ndjejnë sot në zemrat e tyre, të jetë një gëzim që do t’i shoqërojë gjithë jetën”, ka thënë ai.