Arbëri

Gjilani mbjell “Pemën e Shpresës” në Ditën e Fëmijëve

Gjilan, 1 qershor - Asambleja e Fëmijëve të Komunës së Gjilanit ka shënuar sot 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Me këtë rast është mbjellë simbolikisht pema e shpresës.

Bashkërisht, fëmijët, prindërit, mësimdhënësit dhe udhëheqës të institucioneve lokale e qendrore kanë marrë pjesë në mbjelljen e Pemës së Shpresës, projekt i ideuar nga një fëmijë i Gjilanit.