Arbëri

Komuna e Obiliqit subvencion me nga 150 euro lehonat

Komuna e Obiliqit subvencionon me nga 150 euro lehonat. Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka nënshkruar vendimin përmes të cilit, çdo lehonë e Komunës së Obiliqit, do të marrë nga 150 euro, në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shendetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS).

“Sot, kam nënshkruar vendimin përmes së cilit çdo lehonë e Komunës së Obiliqit do të marrë një shumë prej 150 euro, në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shendetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Jam i përkushtuar që çdo kategori e shoqërisë sonë të ketë përkrahjen e nevojshme institucionale, sidomos për gratë që janë shtylla kryesore e familjes dhe shtetit!” – ka shkruar Gashi.

Image