Arbëri

Në Obiliq fillon rrënimi i objekteve që nuk plotësojnë kushtet për banim

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se ka filluar t’i rrënojë objektet e pabanuara në qendër të qytetit.

Sipas njoftimit nga komuna, procesi i rrënimi është bërë në bashkëpunim me Korporatën Energjetike të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka shprehur falënderimin e tij për Korporatën Energjetike të Kosovës në ofrimin e makinerive të rënda për rrënimin e këtyre objekteve, Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi” njësia Obiliq, ekipet e drejtorive komunale dhe gjithë qytetarët për mirëkuptimin e treguar.

Ai ka theksuar këto objekte të vjetra dhe të demoluara, nuk kanë plotësuar kushtet për jetës

“Ne si komunë, kemi marrë vendim për rrënimin e tyre. Obiliqi prej tani frymon ndryshe. Kjo pjesë po hap rrugë për investime të reja, në ndërtimin e sheshit ‘Adem Preniqi’.Obiliqi po merr pamje të re, për të cilën secili qytetarë ka ëndërruar, Obiliqi po ndryshon” u shpreh mes tjerash Gashi.