Arbëri

Në Raushiq të Pejës, banorët rrezikohen nga pustetat e hapura

Banorët e lagjes “Pajtimi” në Raushiq të Pejës ankohen se po rrezikohen nga pusetat, të cilat kompania ndërtuese e rrjetit të kanalizimit dhe asfaltit i la të hapura.

Ata ankohen se ndërprerja e punimeve dhe mosmbulimi i këtyre pusetave, së paku përkohësisht, nuk është në rregull, raporton KTV.

Zyrtarë të komunës së Pejës thonë se pa u prishur diçka nuk ndreqet diçka tjetër dhe se, sipas tyre, kompania ndërtuese është dashur që t’i mbulojë pusetat.

Kritika për këtë projekt hedh edhe opozita e kësaj komune.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Blerim Nikqi, deklaron se komuna nuk po bën asgjë në rregullimin e infrastrukturës.


Në Raushiq të Pejës, banorët rrezikohen nga... by kohanet