Arbëri

Mitrovica mbështet 50 fermerë me sera

Descriptive Text

Pesëdhjetë fermerë nga Mitrovica kanë përfituar nga një serë të llojit “tunel” me sipërfaqe prej 50 metrash katrorë.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka firmosur sot kontratat me fermerët, të cilët në bazë të tyre, duhet t’i shfrytëzojnë për rritjen dhe kultivimin e perimeve në mënyrë që të rritet aftësia konkurruese në treg.

“Unë ju uroj që ju pasi t`i vendosni këto sera, të filloni të punoni në kultivimin e këtyre perimeve dhe të keni përfitime nga puna e juaj. Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim juve me shumë projekte tjera edhe në të ardhmen”, tha kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, transmeton KP.

E drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Mitrovicë, Ekrem Sadiku, tha se përzgjedhja e bujqve përfitues të serave, është realizuar sipas procedurave të parapara.