Arbëri

Ministri në detyrë i Bujqësisë u premton kushte më të mira fermerëve në Kamenicë

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, sot ka vizituar komunën e Kamenicës për të parë nga afër gjendjen e fermerëve dhe punët e veprimtarive bujqësore gjatë kohës së pandemisë, ka bërë të ditur Divizioni për Komunikim me Publikun i kësaj ministrie.

Sipas njoftimit, Mustafa vizitoi plantacionet e arrave dhe fermat blegtorale në ketë komunë, Divizioni për Komunikim me Publikun.

“Me masat që kemi ndërmarrë, pas situatës së krijuar në vend kam krijuar kushte më të mira, më të favorshme dhe më të përshtatshme për punë për të gjithë bujqit në vend. Po ashtu, edhe përmes vizitave në terren po njihem më afër me shqetësimet dhe problemet e secilit fermer, për të cilat do të angazhohem në vazhdimësi që t’i adresoj në mënyrën më të mirë të mundshme” ka thënë Mustafa.

Fermerët, vazhdon tutje komunikata, janë njoftuar edhe për grantet dhe programet e pagesave direkte që do të fuqizojnë edhe me tej prodhimtarinë bujqësore.