Arbëri

Deklarata kundërthënëse për objektin e ri të Shkollës së Arteve

Descriptive Text

Komuna e Pejës ka në plan realizimin e projektit për ndërtimin e objektit të ri të shkollës së mesme të arteve aplikative “Odhise Paskali” . Por për objektin e ri, ende ka dilema a duhet të rrënohen 2 objektet e kësaj shkolle?

Aktualisht mësimi në këtë shkollë zhvillohet në 2 objekte të vjetra ekzistuese, që janë ngjitas, shkruan sot “Koha Ditore”. Por në bazë të deklaratave të ndryshme të zyrtarëve të komunës, krijohet një paqartësi se a do rrënohen të dy objektet e kësaj shkolle, apo vetëm njëri.

Jeton Abazaj, drejtor i Financave, i Pejës deklaron se për t’i krijuar hapësirë ndërtimit të objektit të ri të shkollës do të rrënohen të dy objektet.

“Do të rrënohen të 2 objektet e shkollës, sepse pa i rrënuar të dyjat nuk ka si të nisë ndërtimi i objektit të ri”, thotë Abazaj. E nëse rrënohen të 2 objektet, nxënësit nga fillimi i shtatorit mbesin në rrugë pa objekt shkollor për të ndjekur mësimet. Për ata, sipas Abazajt duhet gjetur zgjidhje që të sistemohen në ndonjë objekt tjetër derisa të ndërtohet i riu.

“Nuk e di si e kanë menduar këtë punë, por ndoshta kishin mund me e shfrytëzue pas dite objektin e shkollës fillore ‘Ramiz Sadiku’, ku deri këtë vit ka qenë e sistemuar Shkolla e Mjekësisë, e cila sivjet nga shtatori kalon në objekti e ri të saj që është ndërtuar në afërsi të Spitalit Rajonal, ndryshe nuk ki ku i dërgon ata nxënës”, thotë Abazaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.